Sonila me ndergjegjen...
“Për mua, atë dhe të tretin” është projekti teatror i festivalit të të rinjve që konkurron sonte në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar. Realizuar në tekstin e regjisorit nga Kosova, Haqif Mulliqit, me regji të Sonila Kapedanit, veprën e sjellin aktorët e rinj: Petrit Neziri, Dori Çaushi, Ledjon Zoi, Qëndrim Rijani.
Kjo pjesë flet për një filozof të dështuar, që kurrë në jetë nuk mundi të ishte filozof, I mësuar të vegjetojë I vetëm në botën e tij, aty ku nuk ka asnjë fill të ndajë realen nga ëndrra. Flitet për një dramë psikologjike në luftë me të vërtetën.
Drama shkon deri në skaj në pyetjen dilematike për personazhet: Cilën dashuri do të zgjedhë Mirjami? Lonin filozof apo Sandrin në karrige? Do të vazhdojë të mohojë ajo të drejtën për të qenë e lumtur? Kur do të zbuten brengat dhe zymtësia e Sandrit? A do të mundet Loni të zbresë me këmbë në realitetin e jetës, të gjejë se ku ndodhet ai filli misterioz që ndan ëndrrën nga zhgjëndrra e të përballet me realitetin? Do ta falë dot ndërgjegjja e tij “fisnike” krimin? ”Ajo (ndërgjegjja) është diçka, të cilën bota duhet ta përvetësojë, megjithëse kundër dëshirës së vet”.