Spahia: Më shumë gra në vendimmarrje
Legalistët hapin dyert e partisë për gratë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, u shpreh gjatë një takimi elektoral me Forumin e Grave Legaliste në qytetin e Elbasanit se Lëvizja e Legalitetit e shikon me prioritet rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje dhe në politikën shqiptare, duke shtuar se ''detyrimi ligjor i parashikuar në Kodin Zgjedhor, që jo më pak se 30% e kandidatëve për deputetë të jenë gra, është vetëm fillimi i ndryshimit që i hap rrugën edhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e jetës". Kryetarja e Forumit të Grave Legaliste, Zhaneta Ndregjoni, prezantoi në këtë takim tri kandidatet për deputete: Edlira Harri, Emine Shehi dhe Valbona Shëngjergji, të cilat do të përfaqësojnë Legalitetin në listën shumemërore të kandidatëve për qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.