E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja dhe Italia, letër 28 vendeve anëtare

Ballkani

Kryesuesja e Bashkimit Europian, Spanja së bashku me Italinë, u kanë shpërndarë vendeve të tjera të BE-së një letër kushtuar Ballkanit Perëndimor në formën e përgatitjeve, të cilat po bëhen për “Konferencën e Nivelit të Lartë” mes BE-së dhe Ballkanit. “Situata në Ballkanin Perëndimor është në mesin e këtyre çështjeve urgjente. Siguria dhe prosperiteti në Ballkan ka ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve të BE-së. Stabiliteti i rajonit është kyç për sigurinë e Europës. Për dy decenie deri tash stabiliteti ka qenë i dëmtuar nga një numër i konflikteve lokale. Shumë prej këtyre konflikteve janë zgjidhur, por një zgjidhje e përgjithshme do të vijë vetëm përmes integrimeve europiane”, shkruhet në letrën italiano-spanjolle. Më tej në këtë dokument dërguar të gjitha vendeve anëtare përmendet se BE-ja ka investuar shumë në rajon si në arritjen e paqes ashtu edhe në promovimin e demokracisë. “Samiti i Zagrebit në vitin 2000 shënoi një tranzicion nga njëra fazë në tjetrën. Prej atëherë vazhdimisht ka mbështetur lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe prosperitetin social dhe ekonomik nëpërmjet asistencës së para anëtarësimit. Këtë vit është dhjetëvjetori i Samitit të Zagrebit dhe propozojmë që të zhvillojmë një takim të nivelit të lartë në Sarajevë në fillim të muajt qershor”, vijon letra. “Perspektiva europiane u është ofruar të gjitha shteteve të rajonit. Si të arrihet kjo është një çështje që i takon secilit rast veç e veç. Kjo konferencë është rast që të analizojmë se ku gjendemi në këtë rrugë me secilin shtet dhe cilat janë qëllimet për të ardhmen”, thuhet në letër.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›