Speciale per Claude Chabrol
Dje, në seksionin për programin special të Festivalit të Filmit që po organizohet në Tiranë, TIFF, ishte homazh për aktorin francez Claude Chabrol, me filmin “The free child”. Claude Chabrol, regjisor dhe një tjetër themelues i “Valës së re” franceze të viteve ‘60, duke këmbëngulur në të njëjtën linjë narrative të filmit, kritikës ndaj provincialëve francezë. Përshtatja e veprave letrare si duket e bëri shumë romanesk si regjisor duke ndier narracionin e fortë e të vazhdueshëm.
Vetëm të kësaj periudhe janë në mbresë nga ky regjisor, kur aktori Gerard Depardieu, merr një rol si “këmisha pas trupit”, duke eksperimentuar në subjekte policore.
Filmat të vlerësuar nga kritika si më të mirë janë “Kushërinjtë”, “Gruaja tradhtare”, “Kasapi”, “Gra të mira”, “Bisha duhet të vdesë” etj. Disa prej filmave në karrierën e tij i ka shkruar vetë e të tjerë janë frymëzime nga romane të njohura që hyjnë në kolanën klasike botërore.