E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafi i Bashkisë, në mitingjet e opozitës

Prefekti i Tiranës

Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, akuzoi dje kryebashkiakun e Tiranës, njëkohësisht kryetarit të Partisë Socialiste që të mos përdorë punonjësit e bashkisë së kryeqytetit në aksionet politike të PS-së. Përmes një letre, prefekti thekson se kjo letër ka marrë shkas nisur nga ankesat e qytetarëve të Tiranës. “Ky komunitet iu ka votuar dhe ka rritur shqetësimin në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë të kësaj administrate në aktivitetet politike të organizuara nga PS. Kërkoj nga Ju, marrjen e masave të menjëhershme për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në Bashkinë e Tiranës”, theksohet në këtë letër. Po kështu, prefekti i kujton Ramës se si me këtë veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat e etikës së Administratës së Shtetit. “Detyrimi i administratës që institucioni që ju drejtoni të marrë pjesë në protesta apo edhe në grevën e urisë është një veprim thellësisht antiligjor”, theksohet në letër. Po kështu prefekti i Tiranës i kujton Ramës se ai duhet të zhbllokojë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›