Transplanti i veshkës, 20 persona në listën e pritjes
02/04/2009 Në listën e ilaçeve falas do të shtohen edhe disa lloje të tjera për të transplantuarit
Transplanti i dytë i veshkës pranë Qendrës Spitalore Universitare pritet të realizohet brenda muajit prill te pacientja tashmë e përzgjedhur. Realizimi i ndërhyrjes do të kryhet nga mjekët shqiptarë, të ndihmuar sërish nga ekipet e specializuara të mjekëve italianë, të sjellë këtu në kuadër të projektit “Interreg-3”. Më pas do t’i hapet udha realizimit të transplanteve vetëm nga mjekët shqiptarë. Megjithatë, listat e pritjes kanë evidentuar 20 personat e parë që do të përfitojnë nga kjo lloj ndërhyrje për të ndryshuar cilësinë e jetës së tyre. Pacientët e tjerë që kanë shfaqur probleme dhe gjendje të rënduar shëndetësore do t’i nënshtrohen dializës. Aktualisht nga ky repart pohohet se janë rreth 300 persona që për shkak të komplikacioneve që kanë duhet të paraqiten vazhdimisht pranë aparatit të dializës për të marrë trajtimin përkatës. Sipas deklaratave të bëra nga specialistët e fushës, brenda harkut kohor të një viti do të mundësohet kryerja e të paktën 10 transplanteve, shpenzimet e të cilave do të mbulohen nga projekti si dhe nga Buxheti i Shtetit. Shefi i shërbimit të nefrologjisë në QSUT, Nestor Thereska, ka pohuar dje se operacionet do të jenë falas, ndërkohë që këto dite pritet që të aprovohen në listën e medikamenteve falas edhe disa barna që përdoren nga personat që kanë bërë transplant. “Besoj se brenda muajit prill duhet të vijnë serish ekspertët italiane, sepse duhet të jenë dhe ata. Në operacionin e tretë ata nuk do të asistojnë, vetëm do të shikojnë dhe me pas është tërësisht ekipi shqiptar, që për mua është plotësisht i përgatitur, që do të realizojë ndërhyrjet. 100 për qind e medikamenteve të transplantit do të jenë falas", - pohon Thereska. Për shkak të mungesës së këtyre ndërhyrjeve pranë spitaleve tona, pacientët janë detyruar që t’i nënshtrohen dializës. Një i sëmurë që trajtohet me dializë i kushton Buxhetit të Shtetit të paktën 10-15 mijë euro në vit, ndërkohë që cilësia e jetesës së tyre mbetet ende problematike, pasi vetëm transplanti mund ta ndryshojë atë rrënjësisht. Statistikat tregojnë se shumë prej të sëmurëve me kancer në veshka detyrohen të bëjnë operacion për të mbrojtur jetën e tyre. Përkundrejt kësaj situate vetëm pranë klinikës urologjike në QSUT rezultojnë të bëhen rreth 50 operacione në ditë
Ndërhyrjet
Shefi i shërbimit të nefrologjisë në QSUT, Nestor Thereska, ka pohuar dje se operacionet do të jenë falas, ndërkohë që këto dite pritet që të aprovohen në listën e medikamenteve falas edhe disa barna që përdoren nga personat që kanë bërë transplant. “Besoj se brenda muajit prill duhet të vijnë serish ekspertët italiane, sepse duhet të jenë dhe ata. Në operacionin e tretë ata nuk do të asistojnë, vetëm do të shikojnë dhe me pas është tërësisht ekipi shqiptar, që për mua është plotësisht i përgatitur, që do të realizojë ndërhyrjet. 100 për qind e medikamenteve të transplantit do të jenë falas", - pohon Thereska. Për shkak të mungesës së këtyre ndërhyrjeve pranë spitaleve tona, pacientët janë detyruar që t’i nënshtrohen dializës ose ndërhyrjeve të tjera operacionale, që nuk japin të njëjtat rezultate në përmirësimin e cilësisë së jetesës ashtu si transplanti.