E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi detare në Durrës. "Ngrin" qyteti i Pukës

Nga Suela Gera
Porti detar i Durrësit është përfshirë nga një stuhi detare, me fuqi 8-9 ballë. Kapiteneria konfirmoi fundosjen e 3 peshkarexhave. Janë anulluar të gjitha lundrimet. Mot i keq edhe në veri të Shqipërisë. 

DURRES- KUKES- PUKE- Të gjitha lundrimet në detin Adriatik janë pezulluar për shkak të stuhisë së fortë detare që ka vazhduar gjatë gjithë natës dhe po vazhdon sot në mëngjes. Kapiteneria detare konfirmoi se stuhia është shënuar me fuqinë 8-9 ballë dhe është urdhëruar që asnjë anije apo peshkarexhë që ndodhet e ankoruar në port të mos dalë në det.

Stuhia me erëra të forta dhe shi të rrëmbyer ka bërë që anija “Aurelia” të këputet nga litarët dhe të përplaset me 3 peshkarexha, që ndodheshin të ankoruara në portin e Peshkimit. Kapiteneria e portit të Durrësit konfirmon se nga përplasja tre peshkarexhat,
dy prej druri dhe një prej hekuri, janë fundosur në det, ndërsa anija “Aurelia” ka pësuar dëme të mëdha materiale. Korrespondeti i tv. NEWS24 tha se dëmet mund të arrijnë vlerën e 100 mijë dollarëve. Gjit hashtu mësohet se një tjetër anije është detyruar
të largohet nga porti dhe të dalë në det të hapur pasi rrezikonte të përplasej me anijet dhe peshkarexhat e ankoruara. 
Të gjitha lundrimet e parashikuara gjatë orëve të natës drejt Barit të Italisë ishin pezulluar. Gjithashtu kapitaneria ka urdhëruar ndalimin e kundrimeve edhe për orët e paradites, deri në momentin kur të ndërpritet stuhia.

Mot i keq me erëra të forta dhe dëborë është shënuar edhe në qytetet veriore të Shqipërisë, Kukës dhe Pukë. Gazetarët e tv NEWS 24 informuan sot në mëngjes se në qyteti i Pukës është gdhirë me dëborë, ndërsa temperaturat kanë shënuar – 4 gradë. Në qytetin e Kukësit erërat e forta kanë rrëzuar disa shtylla elektrike, për pasojë është ndërprerë dhe energjia elektrike. Gjithashtu mësohet se stuhia ka shkaktuar dhe dëme në catitë e disa shtëpive.
(BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›