E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet me tritol familja në Kamëz

 

TIRANE- Sulmohet me tritol në mesnatë një familje me 5 persona në dalje të Kamzës. Persona ende të paidentifikuar nga policia hodhën një sasi tritoli pranë serbatorit të automjetit me benzinë të pronarit të banesës, Tonin Ramës për të rritur shkallën e shpërthimit. Si pasojë e këtij shpërthimi u shkatërrua plotësisht makina, janë thyer krejt xhamat e tre kateve të godinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 1:25, pas mesnate duke gdhirë dita e premte. Pasojat e saj mund të ishin akoma më të rënda nëse do kishte shpërthyer serbatori i mjetit, pasi godina ishte vetëm 50 metra larg një pike karburanti, në segmentin Kamëz - Fushë-Krujë. Vetë pronari ka deklaruar se nuk ka hasmëri apo konflikte që mund të jenë motiv për një ngjarje të tillë. Shërbimet e Komisariatit numër 5 të Policisë shoqëruar disa të dyshuar, me të cilët kishte ndodhur një debat në lokalin e Ramës, por që janë lënë më pas të lirë. Ngjarja e rëndë konsiderohet ende pa autor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›