E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritoli ndaj avokatit, përjashtohet atentati

21/04/2009  I vendosur në korridor

TIRANE- Shpërthimi i fuqishëm i dy ditëve më parë afër banesës së avokatit të njohur Artan Zeneli, jo vetëm që nuk ka një autor konkret, por drejtuesit e policisë së kryeqytetit nuk kanë mundur as të specifikojnë ndonjë vepër penale për autorët e dyshuar. Burime pranë grupit hetimor thanë se mungesa e motivit të ngjarjes si dhe pamundësia e identifikimit të autorëve ka bërë që akti kriminal të mosspecifikohet me një akuzë konkrete. Për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi afër shkollës së mesme “Petronini Luarasi”, janë vënë në lëvizje disa specialistë të seksioneve të ndryshme të policisë së kryeqytetit. Uniformat blu thanë se sasia prej rreth 50 gr tritol është vënë në korridorin e pallatit ku banon avokati Artan Zeneli dhe se në momentin e shpërthimit ai ishte në Maqedoni. Policia tha se ka marrë në pyetje të gjithë banorët e zonës po asnjëri nuk ka treguar detaje që i shërbejnë hetimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›