Të djathtët kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Sejdini
31/03/2009 Përplasje në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Deklarata nga deputeti dhe kreu i PD-së Aurel Bylykbashi
ELBASAN- Arenë deklaratash e kundërdeklaratash ka qenë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit të zhvilluar ditën e djeshme. Surpriza ka ardhur në fund të fjalës së kreut të PD-së Bylykbashi, i cili ka deklaruar se do të kërkojë te Kryeministri shkarkimin e kreut të Bashkisë së Elbasanit për moszbatim të vendimeve të Këshillit Bashkiak.
Motivet për shkarkim
Duke renditur një sërë vendimesh të Këshillit Bashkiak të pazbatuara nga bashkia, Bylykbashi ka deklaruar se janë të mjaftueshme për të ndërmarrë një hap të tillë. Ndër vendimet e pazbatuara ai ka renditur: “Po sorollatet heqja e bustit të komunistit dëshmor Toma Kalefi, i cili ndodhet në oborrin e shkollës së bamirësit të madh Ali Agjahu. Atëherë vendimi juaj u përshëndet sepse nuk mund të qëndronin bashkë dy figura, por vendimi ende nuk po zbatohet. Edhe një herë po kthehem tek bulevardi i bllokuar. Zoti kryetar i Bashkisë ju me bllokimin e atij bulevardi çdo ditë i hyni në hak çdo familjeje elbasanase, e cila harxhon 7 mijë lekë më shumë për lëvizjen në qytet. Këshilli Bashkiak e ka marrë vendimin që bulevardi të hapet dhe sigurisht ky vendim përfshin që të mbyllet për shëtitjet pasdite. Ju nuk mund ta mbani peng pafund lëvizjen në qytet. Keni vënë disa blloqe betoni, një kanal por çfarëdo që të bëni ai bulevard do të hapet. Ju duhet të zbatoni vendimin e Këshillit Bashkiak, i cili është edhe qeveria e këtij qyteti”. Bylykbashi i ka bërë thirrje kreut të Këshillit Bashkiak për ngritjen e një komisioni që të verifikojë punën e bashkisë. “Ju ftoj të ngrini një komision të posaçëm ku të merren në shqyrtim të gjitha vendimet e pazbatuara të Këshillit Bashkiak. Për të gjitha këto si deputet, si grup këshilltarësh të djathtë, si përfaqësues i qytetarëve jemi duke menduar seriozisht t’i drejtohemi Kryeministrit të vendit që ai të zbatojë kompetencat e tij për shkarkimin e drejtuesit vendor në rast të moszbatimit të vendimeve të këtij këshilli”. Por Bylykbashi nuk përfundoi këtu me akuzat e tij. Ai e cilësoi stafin e bashkisë të paaftë për të hartuar projekte, skandal projektin për kompensimin e Shtëpisë së Kulturës përtej rrugës e vetmja pjesë që duhej kompensuar dhe po kështu mospraninë e Sejdinit gjatë vizitës së Kryeministrit për Ditën e Verës në Elbasan si zbatim të një urdhri politik.
Ndërkohë Sejdini u është përgjigjur akuzave duke i quajtur qysh në fillim një sulm politik. Ai ka akuzuar Drejtorinë e përgjithshme të Prokurimeve për pengesa në realizimin e 30 tenderave në infrastrukturë. “Bashkia e Elbasanit është një bashkia pararojë dhe është duke punuar me seriozitet. Unë po ju them përse qeveria dhe Drejtoria e përgjithshme e Prokurimeve po shtyn, anulon dhe heton 30 tendera elektronikë për ndërtimet e rrugëve të qytetit të Elbasanit sepse shkelen interesat personale të drejtoreshës. Ne i zbatojmë të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak dhe jemi duke punuar me shumë për të respektuar çdo afat”.
AKUZAT
“Po sorollatet heqja e bustit të komunistit dëshmor Toma Kalefi, i cili ndodhet në oborrin e shkollës së bamirësit të madh Ali Agjahu. Atëherë vendimi juaj u përshëndet sepse nuk mund të qëndronin bashkë dy figura, por vendimi ende nuk po zbatohet. Edhe një herë po kthehem tek bulevardi i bllokuar. Zoti kryetar i Bashkisë ju me bllokimin e atij bulevardi çdo ditë i hyni në hak çdo familjeje elbasanase, e cila harxhon 7 mijë lekë më shumë për lëvizjen në qytet.
PËRGJIGJA
Sejdini u është përgjigjur akuzave duke i quajtur qysh në fillim një sulm politik. Ai ka akuzuar Drejtorinë e përgjithshme të Prokurimeve për pengesa në realizimin e 30 tenderave në infrastrukturë. “Unë po ju them përse qeveria dhe Drejtoria e përgjithshme e Prokurimeve po shtyn, anulon dhe heton 30 tendera elektronikë për ndërtimet e rrugëve të qytetit të Elbasanit sepse shkelen interesat personale të drejtoreshës. Ne i zbatojmë të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak.
FUTBOLLI
Një temë e nxehtë ka qenë edhe futbolli. Bashkia Elbasan ka lëvruar 450 milionë lekë për këtë vit për futbollin në një kohë kur ky i fundit ndodhet në sezonin e tij më të dobët. Kreu i bashkisë e ka quajtur këtë pasojë e lojës së dobët, ndërsa Bylykbashi ka deklaruar se Këshilli Mbikëqyrës duhet të kishte vepruar dhe jo të shkonin kot paratë e taksapaguesve elbasanas. Bashkia e Elbasanit mori përsipër financimin e kësaj skuadre pas arrestimit të Arben Lazes.
ALARMI PËR DROGËN
ELBASAN- Kryetari i Komisionit të Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Këshillin Bashkiak, Eduart Gjini, në deklaratën e lexuar para këshilltarëve ka thënë ndër të tjera se: “Droga, pirja e duhanit dhe alkoolit janë të pranishme thuajse në të gjitha shkollat 9-vjeçare të qytetit tonë. Kjo gjë padyshim përben një fakt të rëndë tejet shqetësues dhe që tërheq vëmendjen e çdo qytetari elbasanas. Sipas të dhënave, fëmijë të moshës 12-15 vjeç kontingjent të shkollave 9-vjeçare janë të implikuar dhe përfshirë jo vetëm në pirjen e duhanit dhe alkoolit, por ajo që të trondit është se po kthehen në përdorues të drogës”. Gjini theksoi se fenomeni në fakt nuk është trajtuar vetëm në media, por edhe nga mjekë, intelektualë, drejtues madje edhe nga vetë këshilltarët. Duke ju referuar mjekut dhe njëkohësisht këshilltarit Behar Gjevori, ish-drejtori i shkollës së mesme Dhaskal Todri shtoi se ekipi i mjekëve është ndeshur me raste në gjendje shumë të rënda, të cilët janë paraqitur dhe më pas janë larguar për t’iu fshehur policisë. Mjeku Gjevori ka ngritur shqetësimin se në Elbasan ende nuk ka një mjek specialist të kësaj fushe.