E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë; Vëllai denoncon motrën se mbahej me forcë nga një person, vajza e mohon



Mosmiratimi i lidhjes së të motrës me një burrë 15 vjet më të madh se ajo, ka shtyrë një 18-vjeçar që të bëjë një denoncim të pavërtetë. Sipas burimeve, Artan S., 18 vjeç. nga Tirana, është paraqitur në polici ku ka denoncuar 36-vjeçarin A.S., lindur në Kukës dhe banues në Bathore, se i kishte marrë të motrën 21 vjeçe me inicialet V.S. me forcë dhe e mban në banesë pa dëshirën e saj. Policia ka nisur menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Ata kanë gjetur banesën dhe kanë shoqëruar 36-vjeçarin dhe të renë 21 vjeçe dhe i kanë marrë në pyetje. Nga deklarimet e bëra, e reja u shpreh se ajo kishte shkuar në banesë me dëshirën e saj. Ndërkohë që edhe 36-vjeçari mohoi që të ketë detyruar me forcë 21-vjeçaren të rrijë me të.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›