Tiranë, çanta e braktisur, “alarmon” policinë, dyshohej për eksploziv
Një çantë e braktisur në periferi të kryeqytetit ka alarmuar policinë e kryeqytetit, pasi është dyshuar për eksploziv. Rreth orës 19:30 të ditës së djeshme në policinë e Tiranës është lajmëruar për një çantë, e cila ishte e vendosur në rrugë, në zonën e ish-Frigoriferit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe ekspertë të xhenios. Pasi u bë izolimi i zonës, ekspertët kryen kontroll në çantë. Sipas burimeve nga policia, në çantë nuk kishte asnjë lëndë plasëse, ajo ishte bosh dhe e lënë në rrugë. Nga ekspertët u bë edhe një shpërthim për të parë përmbajtjen e saj dhe për të vërtetuar se ajo nuk shfaqte rrezik.