Tiranë, e përplas makina, humb jetën i moshuari
Një 60-vjeçar humbi në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e ditës së djeshme, rreth orës 19:30, pranë mbikalimit të Kamzës. Sipas burimeve nga policia, viktima ishte duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga mjeti. Drejtuesi nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndaj të dëmtuarit u dha ndihma e parë, duke e dërguar në spital, por plagët e marra nga goditja ishin të rënda, duke e çuar të moshuarin drejt vdekjes. Policia po punon për të identifikuar viktimën. Trupi i tij u dërgua në morg. Në vendngjarje shkoi edhe policia. U ngrit një grup pune për të identifikuar drejtuesin e mjetit dhe për arrestimin e tij.