E Diel, 1 Nëntor 2026

Toka në Orikum, banorët protestë: Berisha jepi zgjidhje!

VLORE-Anëtarët e dhjetra familjeve kanë pritur dy ditë për të marrë një përgjigje për zgjidhjen e cështjes së pronësisë në Orikum, por pasi nuk kanë parë asnjë reagim institucion kanë vendosur t’u rikthehen protestatve. Sot që në orën 8:00 të mëngjesit dhjetra banore të Orikumit, janë mbledhur para Bashkisë së qytezës, si i vetmi institucion shtetëror ku ata mund të drejtohen duke kërkuar që kryeministri Sali Berisha të mbajë fjalën e dhënë dy ditë më parë, për zgjidhjen e cështjes së pronësisë në Orikum. Banorët që pak ditë më parë u përplasën me policinë sot kanë protestuar qetësisht, ndërsa kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat e tyre deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje. “Dua tokën time, askush dhe askënd nuk lejoj të ma marrë. Qeveria të zgjidhë cështjen”, tha një prej banorëve për mediat. “Berisha deklaroi se do të zgjidhë ceshtjen, ta zgjidhë me të drejtë atë”, u shprehen të tjerë.

Çështje e kësaj prone në Orikum është kthyer në akuza dhe kundër akuza. Ish-punonjësit e Ndërmarrjes Bujqësore pretendojnë se prona është e tyre, në bazë të ligjit 7501. Ish-punonjësit pretendojnë pronësinë mbi rreth 450 hektarorë tokë të ish-ndërmarrjes bujqësore. Nga ana tjetër, persona të tjerë pretendojnë se prona është e tyre dhe se ata janë pronarët e vërtetë të kësaj hapësire. Mes emrave të pronavëre të rinj të tokës figuron dhe ai i mikut të Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit Sali Berisha. Protesta e këtyre banorëve degjeneroi në dhunë midis tyre dhe policisë disa ditë më parë.

Berisha: Orikumasit do marrin tokën.

Pas dhunes ne protesten e orikumasve, Kryeministri Sali Berisha reagoi në nje mbledhje te grupit parlamentar të PD -së për skandalin e tokave në Orikum. Berisha ka pohuar se pronën që kanë marrë tokën në bazë të ligjit 7501, do ta kenë edhe në pronësi. "Berisha do të mbajë çdo premtim. Kjo nuk ka diskutim. Atë premtim që kam bërë për tokat e fermave, atë e kam dekretuar dhe në radhë të parë, i dal zot vetes time. Unë si President i Republikës bëra dekretin, e kam bërë me vetëdijen më të plotë, bëra dhe ligjin. Ndodhi një manovër parlamentare e zakonshme që ma dështoi, por kjo shumicë do ta kalonte atë ligj", - tha Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›