Topalli, e ftuar nderi në betimin e Presidentit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndoqi dje nga afër ceremoninë e betimit të Presidentit të 44-t të SHBA-ve, Barak Obama. Njëkohësisht, kryeparlamentarja shqiptare ka qenë e ftuar nderi e kongresmenit Bill Hanbëri, në darkën festive të organizuar prej tij për këtë rast. Kongresmeni Hanbëri, ka pritur kryetaren e Kuvendit në mjediset e Muzeut të Artit amerikan Smithsonian, vend ku kishte zgjedhur të organizonte këtë darkë festive. Në këtë darkë ka qenë i pranishëm edhe Presidenti Obama. Njëkohësisht, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë është gjithashtu e ftuar të ndjekë panelin, ku pritet të debatohet mbi sfidat dhe pritshmëritë e 100 ditëve të para të Presidentit të ri amerikan, nga analistët dhe politologët më me zë të Shteteve të Bashkuara.