E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli njofton deputetët për seancën

Kuvendi nis pasdite

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka publikuar në faqen zyrtare të internetit njoftimin ku u kërkon 140 deputetëve që të jenë sot në orën 18.00 në sallën e seancave plenare, por nuk e ka bërë të ditur se çfarë do të miratojnë apo shqyrtojnë. Sipas edhe klimës së kompromisit që mbretëron që nga darka te “Crocodile” tashmë Kuvendi do të duhet të punojë me intensitet të plotë, pas kërkesave të prera nga Brukseli për funksionimin e demokracisë parlamentare në Shqipëri. Prej shtatorit të kaluar, Kuvendi ka zhvilluar seancat vetëm të enjteve, ndërkohë shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve ka qenë më shumë se një formalitet. Por që prej ditës së sotme pritet të kthehet debati dhe përplasjet që në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Në axhendën e publikuar për ditën e sotme, kryesia e legjislativit bën me dije se mblidhen dy komisione: përkatësisht ai i jashtmi dhe ai i veprimtarisë prodhuese, ndërkohë që asgjë nuk është publikuar për axhendën e seancës plenare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›