E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonin nga Hollanda drogë, 26 të arrestuar në Itali, disa shqiptarë

MILANO - Një aksion blic i antidrogës në Milano sot herët në mëngjes ka ekzekutuar 26 urdhër arrestimesh, mes të cilëve edhe personave me kombësi shqiptare. Gjatë aksionit u sekuestruan në cilësinë e proves materiale 7 kilogramë heorinë, 7 kg kokainë dhe 6 kg marijuanë. Pa zbardhur mire dita sot në Milano nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike në pranga kanë rënë 26 persona të shteteve të huaja, njoftoi policia italiane. Dyshohet se personat kryenin linjën e drogës Itali-Hollandë e anasjelltas. Në veçanti, banda krijonte një substancë të quajtur "Speedball Milan" ku heroina përzihej me kokainë dhe amfetamina. Gjatë aksionit u sekuestruan në cilësinë e proves materiale 7 kilogramë heorinë, 7 kg kokainë dhe 6 kg marijuanë. Të arrestuarit janë italianë, shqiptarë, marokenë dhe francezë, por nuk jane bere ende te ditur emrat per arsye hetimesh.(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›