Tre në pranga për grabitjen e taksistit
Dy persona u arrestuan dhe një tjetër hetohet në gjendje të lirë me akuzën e grabitjes me armë të një shoferi taksie
Ngjarja ndodhi në muajin shtator kur të arrestuarit i kishin kërkuar të......................... dënuarit t'i dërgonte në Kodër Kamëz
TIRANË- Dy persona të dyshuar për grabitjen e mbetur në tentativë të një taksisti në Kodër- Kamëz, janë arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 5. Një tjetër person do të ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur, me akuzën e bashkëpunimit në një grabitje të ndodhur në muajin shtator të këtij viti.
Burime zyrtare të Policisë, pohuan dje se Sadik Troci, 66 vjeç si dhe një ish- i dënuar për armëmbajtje pa leje, Alfred Pira, 19 vjeç, banues në Bathore, janë të arrestuarit për krimin e grabitjes në bashkëpunim me njëri- tjetrin të taksistit me iniciale M.P.
Pas ndalimt të të dyshuarve, në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një armë pistoletë "TT", dhe 4 copë fishekë. Arma dyshohet se është përdorur nga të dyshuarit në ngjarjen e muajit shtator ndaj taksistit, ky i fundit një ish- oficer ushtrie në lirim. Të dy të ndaluarit, si dhe adoleshenti 16- vjeçar, Faik B, me 4 shtator të këtij viti kanë marrë një taksist nga qendra e kryeqytetit deri në Kodër- Kamëz, duke i kërkuar atij që t'i dërgonte në shtëpi.
Sapo kanë kanë kaluar Kodër Kamzën, Troci dhe Pira, cili ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kanë tentuar t'i marrin taksinë me dhunë duke e kërcënuar me armë.
Për fatin e tij të mirë, taksisti ka qenë më i fortë fizikisht dhe ka mundur të largohet, nga keqbërësit.
Madje sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se njëri prej tyre ka përdoruar armën, bazuar në gëzhojën që është gjetur në vendin e ngjarjes. Pas këtij veprimi i dëmtuari me inicialet M. P ka kryer kallëzim në Policinë e kryeqytetit, për veprimin e dy personave që tashmë janë të arrestuar për këtë ngjarje. Pas kallëzimit të taksistit, blutë e Komisariatit nr. 5, kanë nisur hetimet për ngjarjen duke shoqëruar disa persona si të dyshuar për grabitjen e taksistit.
Hetimi disa javor ka bërë që policia të ndalojë personat e dyshuar për ngjarjen në Kodër - Kamzë e ndodhur në fillim të muajt shtator të këtij viti. Gjatë shoqërimit të disa personave për ngjarjen, specialistët e hetimit të krimit në Policinë e Tiranës, kanë bërë të munduar arrestimin e Sadik Trocit dhe Alfred Pirës, si persona të dyshuar për grabitjen e taksistit rreth tre muaj më parë. Hetimet për këtë ngjarje do të vazhdojnë ndaj dy personave që akuzohen për "vjedhje me armë" e kryer në bashkëpunim, "armëmbajtje pa leje" dhe "moskallëzim krimi".