E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zv.kryeministri Meta takon David Cohen

Ambasadori

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z.Ilir Meta, priti dje ambasadorin e shtetit të Izraelit, të akredituar në Tiranë, z.David Cohen, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionale që ekzistojnë mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin mes dy qeverive. Në këtë kuadër, ai theksoi rëndësinë që ka zgjerimi i këtyre marrëdhënieve në të ardhmen, në interes të dy vendeve, duke u ndalur në veçanti në nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana e tij, ambasadori Cohen theksoi se Izraeli është i interesuar për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me Shqipërinë. Ai tha se populli i Izraelit ushqen ndjenja të thella miqësore për popullin shqiptar. Gjithashtu, ambasadori Cohen përcolli ftesën e ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman, drejtuar zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, për një vizitë zyrtare në Izrael, e cila u mirëprit prej tij.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›