Tuberkulozi, në vendin tonë zbulohen çdo vit 420 pacientë të prekur
25/03/2009 Situata paraqitet problematike në zonat verilindore të vendit
Pavarësisht se me kalimin e viteve janë raportuar shifra në rënie të përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit, shifrat aktuale mbeten ende shqetësuese. Dje në Ditën Botërore të Luftës Kundër TBC-së është raportuar se në vendin tonë çdo vit zbulohen 420 raste te reja të prekura nga tuberkulozi, sëmundje infektive, që prek përveç mushkërive edhe cipat e trurit, kockat e organe të tjera. Drejtori i shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë Gazmend Bejtja ka pohuar se kushtet jo të mira të jetesës janë një faktor favorizues i rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes së tuberkulozit. Në mungesë të mjekimit me medikamentet e duhura dhe në kohëzgjatjen e duhur tuberkulozi mund të shkaktoje vdekje. Më të rrezikuara nga infektimi i tuberkulozit janë zonat verilindore, që raportojnë dhe numrin më të lartë të pacientëve të prekur, ku shkak kryesor është varfëria. Referuar vaksinës kundër tuberkulozit, që bëhet te fëmijët që në ditët e para të lindjes, ajo nuk krijon mbrojtje të plotë. Problemi mjekësor që shfaqet është rezistenca e baktereve ndaj medikamenteve, kur pacientët nuk janë mjekuar rregullisht gjatë 6-mujorit të parë. “Në Shqipëri regjistrohen 13 raste të reja për 100 mijë banorë, ose e thënë ndryshe 420 raste të reja në vit. Në dy dekadat e fundit prirja e rasteve të reja ka qenë në ulje të qëndrueshme, nga 20 raste të reja për 100 mijë banorë në vitin 1990 në 13 raste të reja në 2009. Rezistenca e shumëfishtë ndaj medikamenteve antituberkulare, që përbën një kërcënim serioz, pasi medikamentet mund të mos jenë të efektshme, është e ulët (nën 2 për qind). Mjekimi është i suksesshëm në 87 për qind të rasteve të reja me tuberkuloz”, - ka deklaruar Bejtja. Megjithatë, vitin e fundit ka filluar depistimi aktiv për grupe të veçanta të konsideruara si grupe vulnerabil, si tek të burgosurit dhe popullata rome. Ndërkohë për kontrollin e sëmundjes së tuberkulozit në Shqipëri aplikohet vaksina kundër tij gjatë javës së parë të të porsalindurve. Sipas mjekëve, është e rëndësishme që të sëmurët me tuberkuloz të diagnostikohen në kohën e duhur dhe të marrin mjekimet në kohëzgjatjen e duhur (disa muaj) dhe në dozat e duhura, në të kundërt zhvillohet rezistenca ndaj medikamenteve dhe shtohet kërcënimi për shëndetin publik.