E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistët, formularë në kufi

Projekti

Duke folur vazhdimisht për turizmin, e veçanërisht për turizmin kulturor, përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka prezantuar një projekt të ri. Bëhet fjalë për një informim më të mirë të turistëve nëpër pikat hyrëse në Shqipëri mbi destinacionet turistike që mund të ndjekin, e po ashtu për një anketim me të dhëna të sakta për kohën e qëndrimit në Shqipëri. Në këtë mënyrë, specialistët e MTKRS-së shpresojnë të marrin jo vetëm të dhëna statistikore për turistët, por edhe informacion mbi problematikat e shërbimit, që do të shënohen në një formular i cili do t’u shpërndahet turistëve. Këto të dhëna do të përdoren si dokument bazë për realizimin e studimit të tregut turistik në Shqipëri.

Sipas njoftimit, projekti do të zbatohet si fillim në 5 pika hyrëse kufitare në Shqipëri: në Murriqan të Shkodrës, në Kukës, në Portin e Durrësit, Portin e Vlorës, si dhe në Aeroportin e Rinasit.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›