Turizmi, Lesi në Kosovë dhe Gjermani
Zv/ministri i Turizmit, Nikollë Lesi, ka ndërmarrë një valë takimesh dhe promovimesh në sferat e larta të politikës në Kosovë e në Gjermani, për të prezantuar turizmin shqiptar, si dhe për të tërhequr sa më shumë turistë të huaj në Shqipëri për këtë sezon veror. Lesi ka qenë këto ditë në Prishtinë, ku ka takuar biznesin turistik kosovar, si dhe Kryeministrin Hashim Thaçi e disa ministra, duke ju shpjeguar se bregdeti shqiptar do të jetë këtë vit në funksion të qindra mijëra kosovarëve dhe se kushtet e infrastrukturës janë në përmirësim të përditshëm. Lesi mori gjithashtu pjesë në vizitën e Presidentit Topi në Gjermani. Lesi në takim me Presidentin gjerman parashtroi disa fakte të cilat e bënë kreun e shtetit gjerman të besonte se Shqipëria është një treg i madh potencial dhe turistik. Më pas, në një takim tjetër me presidentin e WAZ Godo Hombah, zv/ministri Lesi iu drejtua biznesit gjerman që të vinte e të investonte në turizëm dhe jo vetëm që të sillnin turistë. Shqipëria, tha Lesi, është një treg turistik i shkëlqyer.
#