E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident 32-vjeçari, kapet shoferi

POGRADEC- Policia e Pogradecit ka arrestuar Fatjon Hysenbegasin, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas të rrethit Pogradec. Sipas burimeve të policisë, arrestimi i tij u krye pasi në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, në afërsi të fshatit Buçimas, ky shtetas duke drejtuar mjetin me targë PG 5353 B, është përplasur me mjetin me targë PG 5491 B me drejtues Kristo Rexhollari, 32 vjeç. Ky i fundit nga përplasja ka gjetur vdekjen dhe është plagosur DH. M., 36 vjeç, i cili po udhëtonte si pasagjer me viktimën dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vepra penale që rëndon ndaj Fatjon Hysenbegasit është ajo e “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pogradec për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›