Vëllaznimi synon kreun
_633246.jpg)
Xhiroja e njëzetetretë e Superligës së Kosovës në futboll nis të shtunën me një ndeshje shumë interesante, e cila do të zhvillohet në Gjakovë mes dy rivalëve, Vëllaznimit dhe Lirisë.
Gjakovarët aktualisht gjenden në vendin e dytë të renditjes tabelore me 40 pikë, një më pak sesa lideri, Prishtina. Andaj gjakovarët synojnë të mundin Lirinë dhe të bëhen lider i Superligës, të paktën deri në duelin ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, që luhet të dielën
“Skuadra ime ka hy në një seri të mirë të rezultateve. Jemi skuadra më e suksesshme në këtë pranverë me 11 pikë të fituar, një më shumë sesa Liria. Nuk do ta kemi të lehtë përballë prizrenasve, të cilët i respektojmë pasi ata po dëshmohen se janë të mirë. Por, konsideroj se jemi favoritë për ta fituar ndeshjen, pasi luajmë si vendas para tifozëve tanë të zjarrtë. Andaj besoj se do të vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive”, tha për Express trajneri i kuqezinjve, Ajet Shosholli.
Në anën tjetër, Lira – e cila aktualisht i ka 27 pikë dhe po lufton për mbijetesë – do të përpiqet ta ndalë edhe Vëllaznimin, siç i kishte befasuar dy kandidatët tjerë për titull, Prishtinën e Trepçën ’89.
“Realisht nuk i kemi prit këto rezultate, por angazhimi i madh i lojtarëve të mi po shpaguhet. Së fundmi humbëm nga Drenica, por duhet kujtoi se kishim shumë mungesa. Por, në Gjakovë shkojmë të kompletuar. Vëllaznimi ka ekip shumë të fortë, por gjithmonë edhe më i fortë është kur luan në shtëpi. Andaj, gjakovarët janë favoritë absolutë dhe një barazim eventual do të ishte i mirëseardhur për ne”, u shpreh shefi i shtabit teknik të ekipit prizrenas, Skender Shëngyli.
Superliga – Xhiroja e 23-të
E shtunë
Vëllaznimi – Liria 13:15
E diel
Prishtina – Drenica 13:15
Trepça ’89 – Trepça 15:00
Drita – Lepenci 15:00
Hysi - KEK-u 15:00
Besa – Gjilani 15:00