E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, legalizohen 4102 parcela informale

Procesi

Qeveria miratoi dje vendimin e kalimit të pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale. Ky vendim realizon kalimin e pronësisë për 4102 parcela të objekteve informale, me një sipërfaqe të përgjithshme trualli prej 1342214 metrash katrorë. Vendimi i djeshëm shtrihet në qarqet kryesore të vendit dhe merret në kuadër të procesit të legalizimit të objekteve informale. ALUIZNI dhe njësitë e qeverisjes vendore kanë kryer të gjitha procedurat tekniko-ligjore për përditësimin dhe plotësimin e dosjeve të legalizimit për secilin objekt dhe kanë përfunduar procedurat kualifikuese për legalizimin e tyre.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›