E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet për herë të tretë lokali i policit

Fier

Lokali i një polici të Komisariatit e Fierit është bërë objekt vjedhjeje për herë të tretë brenda pak muajsh. Dëmi në lokalin që ndodhet shumë pranë qendrës së qytetit llogaritet i konsiderueshëm, por administratori i tij deklaron se problemi më i madh është “rruga” që mësuan hajdutët për të mundësuar vjedhjen. Burime nga policia sqarojnë se natën e së dielës persona të paidentifikuar kanë hyrë në lokal nëpërmjet dritareve dhe kanë marrë shumën e lekëve që ndodhej në sirtar dhe një sasi të madhe mallrash. Mësohet se hajdutët kanë tentuar të marrin edhe televizorin plazma që ndodhej në lokal, por nuk kanë mundur ta transportojnë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›