E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vodafone Home”, tarifa më të lira për aparatet telefonike dhe abonimin



Vazhdon oferta fantastike për “Vodafone Home”. Për t’u gjendur sa më pranë nevojave të klientëve në këtë fund viti, “Vodafone Albania” u jep mundësinë të gjithë atyre konsumatorëve, të cilët nuk kanë përfituar akoma nga oferta e fundit për “Vodafone Home”, të mund të përfitojnë gjatë këtij muaji. Për periudhën 10 nëntor – 9 dhjetor 2009 ju mund të aktivizoni shërbimin e telefonit në shtëpi me çmime fantastike. Nëse dëshironi të aktivizoni “Vodafone Home” me kontratë ose me parapagesë, ju do mund të përfitoni nga ulja prej 60% të çmimit të aparateve. Me këtë ulje një aparat Jablocom GDP-04A kushton vetëm 7200 lekë (me TVSH) dhe jo më 18.000 lekë, si dhe çmimi për një aparat Sagem RL 302 kushton vetëm 4230 lekë (me TVSH) dhe jo më 10.800 lekë. Por oferta nuk mbaron këtu. Gjatë periudhës 10 nëntor – 9 dhjetor 2009 të gjithë ju që do të aktivizoni shërbimin “Vodafone Home” me kontratë, nuk do të paguani tarifën mujore të abonimit prej 1000 lekë (pa TVSH) për muajin e parë të aktivizimit. Për më tepër, nëse dëshironi të aktivizoni shërbimin e internetit, nuk do të paguani tarifën e aktivizimit prej 1250 Lekë (pa TVSH) për muajin e parë. “Vodafone Home” është një zgjidhje për të gjithë ata individë dhe familje, që dëshirojnë të kenë një shërbim telefonik të besueshëm, praktik dhe me çmime konkurruese. Duke filluar nga 4.17 lekë/min drejt numrave “VF Home” dhe numrave të tjerë fiks në të gjithë Shqipërinë, “Vodafone Home” lehtëson më shumë komunikimin në shtëpinë tuaj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›