E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Konomit, dosja për zbulim në polici

Prokuroria

Prokuroria e Tiranës i ka deleguar policisë dosjen “Konomi” për zbulim autorësh, pasi nga hetimet dhe verifikimet e para të vendngjarjes nuk është zbuluar asnjë provë që mund të hedhë dritë mbi autorët e mundshëm. Megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të Tiranës dhe në mes të ditës, prokuroria dhe policia ende nuk i kanë zbuluar autorët, ndërsa veprimet i kanë deleguar disa herë me qëllim, sipas tyre, mbledhjen e provave. Zyrtarisht, prokurorët e çështjes deklarojnë se dosja ka shkuar në polici “për zbulim”, pasi nga hetimet 10-ditore nuk është bërë e mundur gjetja e ndonjë prove. Tashmë u takon sektorëve të krimeve të rënda në Policinë e Tiranës dhe të Shtetit për të zbardhur ngjarjen e rëndë. Fillimisht policia dhe prokuroria ngritën disa pista për eliminimin fizik të Franc Konomit, dikur me precedentë penalë. U hetua përfshirja e tij në disa grupe kriminale dhe hasmëritë e vjetra. Por ende asnjë fakt, ndërsa grupi hetimor pret edhe tabulatet telefonike të të ndjerit për të përcaktuar ndonjë të dhënë të mundshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›