E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, ja zonat e nxehta

Bashkia e Tiranës shkon “kokë më kokë”, socialistët rrezikojnë të humbasin Elbasanin dhe Durrësin Si do të dilte rezultati nëse më 28 qershor 2009 do të votohej për pushtetin lokal

Zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal pritet të jenë një betejë e ashpër. Shifrat e vitit 2009 tregojnë se është zgjeruar harta e atyre që mund të konsiderohen zona “të rrezikshme”. Gazeta “Shqip” ka analizuar shifrat e votave të hedhura më 28 qershor 2009 në territorin e disa prej bashkive kryesore në rang vendi. Rrjedhimisht mund të krijohet një panoramë e rezultatit që mund të dilte nëse zgjedhjet e 28 qershorit do të ishin për pushtetin lokal. Rezultati mbetet thjesht matematik dhe duhet llogaritur koeficienti i ndikimit që mund të kenë zhvillimet e pritshme politike. Një element që duhet marrë parasysh përtej shifrave është sjellja që mund të kenë votuesit e majtë ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila për herë të parë do të futet në zgjedhje si një parti pjesëtare e koalicionit me Partinë Demokratike. Gjithsesi, sipas këtyre shifrave, Tirana do të përbëjë superbetejën, pasi kampet janë pothuajse të barabarta ndërsa socialistët mund të humbasin Durrësin dhe Elbasanin.

Tirana

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në procesin elektoral të 18 shkurtit 2007, koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste dhe në përbërje të të cilit ishin LSI, PAD, PDS dhe PSD mori në total, në mazhoritar 98206 vota. Sakaq, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe në përbërje të të cilit ishin PR, PDR, PDK, PAA, PBDL, PLL, PBK dhe LZHK grumbulloi vetëm 76184 vota. Territori që mbulon Bashkia e Tiranës përkon me 11 Zona të Administrimit Zonal (ZAZ). Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, territori që mbulon Bashkia e Tiranës përfshirë këto 11 ZAZ ka një rezultat konkret votash. Në ZAZ 45, koalicioni i PS (përfshirë PSD, PBDNJ, G99 dhe PDS) mori 9300 vota; koalicioni i PD (përfshirë 15 parti të tjera) mori 7803 vota; koalicioni i LSI mori 1828 vota. Në ZAZ 46, koalicioni i PS mori 15394 vota; koalicioni i PD mori 13625 vota; koalicioni i LSI 1828 vota. Në ZAZ 47, koalicioni i PS 8713 vota; koalicioni i PD 6923 vota dhe koalicioni i LSI 896 vota. Në ZAZ 48, koalicioni i PS 11150 vota; koalicioni i PD 10368 vota; koalicioni i LSI 1077 vota. Në ZAZ 49, koalicioni i PS 18885 vota; koalicioni i PD 11911 vota; koalicioni i LSI 2395 vota. Në ZAZ 50, koalicioni i PS 10878 vota; koalicioni i PD 9090 vota; koalicioni i LSI 2561 vota. Në ZAZ 51, koalicioni i PS 13187 vota; koalicioni i PD 11507 vota; koalicioni i LSI 1409 vota. Në ZAZ 52, koalicioni i PS 6992 vota; koalicioni i PD 8222 vota; koalicioni i LSI 714 vota. Në ZAZ 53, koalicioni i PS 11301 vota; koalicioni i PD 10873 vota; koalicioni i LSI 1098 vota. Në ZAZ 54, koalicioni i PS 5610 vota; koalicioni i PD 5179 vota; koalicioni i LSI 600 vota. Në ZAZ 55, koalicioni i PS 10133 vota; koalicioni i PD 11142 vota, koalicioni i LSI 1044 vota. Në total rezulton se në 11 ZAZ-të e Tiranës do të dilte ky rezultat: koalicioni i PS 121543 vota; koalicioni i PD 106643 vota; koalicioni i LSI 14653 vota. Nëse marrim për të mirëqenë koalicionin PD+LSI do të kishim 121296 vota dhe nga krahu i PS 121543 vota.

Sfidat e tjera

Në Bashkinë e Durrësit, në zgjedhjet lokale të vitit 2007, koalicioni i majtë mori 19097 vota; koalicioni i djathtë 18789 vota. Më 28 qershor del ky rezultat: koalicioni i PS 27548 vota; koalicioni i PD 30456 vota; koalicioni i LSI 4834 vota. Në Bashkinë e Beratit, në zgjedhjet lokale të vitit 2007, koalicioni i majtë mori 8146 vota; koalicioni i djathtë 6833 vota. Në vitin 2009 doli ky rezultat: koalicioni i PS 11115 vota; koalicioni i LSI 1822 vota; koalicioni i PD 8681 vota. Në Bashkinë e Elbasanit, në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni i majtë mori 15870 vota dhe koalicioni i djathtë 15192 vota. Në vitin 2009 doli ky rezultat: koalicioni i PS 20,988 vota; koalicioni i PD 21502 vota; koalicioni i LSI 2192 vota. Në zgjedhjet e vitit 2007, në Bashkinë e Korçës doli si rezultat: koalicioni i majtë mori 13662 vota, koalicioni i djathtë 10459 vota. Në vitin 2009 rezulton se koalicioni i PS mori 17197 vota; koalicioni i PD 13877 vota dhe koalicioni i LSI 954. Në Bashkinë e Fierit, në vitin 2007 rezultati ishte: koalicioni i majtë 12572 vota, koalicioni i djathtë 8789 vota. Më 28 qershorin e vitit 2009 dolën këto shifra: koalicioni i PS 17576 vota, koalicioni i PD 11574 vota dhe koalicioni i LSI 1524 vota. Në Bashkinë e Vlorës, në vitin 2007 kemi këto të dhëna: koalicioni i majtë 18428 vota, koalicioni i djathtë 12331 vota. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2009 projektohet ky rezultat: koalicioni i PS 22913 vota; koalicioni i PD 16617 vota; koalicioni i LSI 2640 vota. Në Bashkinë e Shkodrës, në vitin 2007, kemi këto të dhëna: koalicioni i majtë 10552 vota, koalicioni i djathtë 15939 vota. Në vitin 2009 dalin këto shifra: koalicioni i PS 12218 vota; koalicioni i PD 25603 vota dhe koalicioni i LSI 1393 vota.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›