Zhurma në Strasburg, "këmbora" në Tiranë!
Martin Leka
Gjatë një bisede në kafenenë e Parlamentit, një deputet i thotë tjetrit: -Bobo, u bëmë gazi i të huajve.
-Jooo, i thotë ky, nuk jemi bërë gazi i të huajve, por gazi i botës...-Po si nuk na vjen turp, more....?! -Turpi nuk jeton në shpirtrat tanë, po hë, eja se ...po fillon seanca...
* * *
Ky dialog i shkëputur është mjaft aktual sot, siç ishte dje, pardje, para një viti, dy, dhjetë, shtatëmbëdhjetë apo nëntëmbëdhjetë vjet më parë...
Në mënyrë të papritur, kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj, e ka parë veten jashtë delegacionit parlamentar shqiptar. Në dukje, meqenëse në fillimviti nis sesioni i ri edhe në Asamblenë Parlamentare të KE, një ngjarje e tillë mbase nuk do të kishte nevojë për asnjë lloj komenti, për më tepër, do të quhej një punë rutinore. Mirëpo për mënyrën, kohën dhe gjithë procedurat e ndjekura, siç i komentojnë këto vetë protagonistët, një fenomen i tillë meriton vëmendje, pikërisht në frymën esenciale të dialogut pikant të dy deputetëve, dialog që cituam në fillim të shkrimit.
Le t'i marrim me radhë.
Biberaj i përket maxhorancës, madje plejadës së politikanëve të rinj, për të cilët nuk mund të sajohen "arna" bolshevike për t'i përlyer me regjimin komunist. Gjatë gjithë sesionit parlamentar që po i afrohet fundit, nuk ka patur asnjë lloj kontestimi për veprimtarinë politike të kreut të delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE. Jo vetëm nga maxhoranca, po madje as nga opozita. Për hir të së vërtetës, zoti Biberaj, falë punës dhe përkushtimit të tij politik, është zgjedhur edhe në detyra të rëndësishme në Asamblenë e KE, gjer në postin e zv/presidentit, duke afirmuar kështu vlerat jo vetëm individuale politike, por edhe më gjerë se kaq e duke i bërë shërbim në këtë mënyrë edhe politikës së Tiranës.
Për të gjitha këto arsye, nuk kishte kurrfarë shkaku, le të themi, për të vepruar në mënyrën më pak transparente të mundshme nga drejtues të Parlamentit shqiptar, përkatësisht kryetarja e tij, zonja Topalli. Themi kështu, pasi të gjithë autorët dhe aktorët e përfshirë në këtë ngjarje politike, kanë qëndrime e versione të kundërta me njëri-tjetrin, qëndrime që shkojnë përtej vlerësimeve politike, gjer në akuza të tilla.
Kjo ka bërë që në Asamblenë Parlamentare të KE, të krijohej një situatë krejt e pakëndshme me delegacionin shqiptar, edhe pse ata e konsiderojnë tashmë këtë problem si çështje të Parlamentit shqiptar.
Siç e theksuam edhe më lart, problemi nuk qëndron aq shumë në mungesën për një seancë apo një ditë të kredencialeve të delegacionit shqiptar në KE, pasi edhe pse kredencialet e delegacionit shqiptar tashmë janë rivendosur, për Asamblenë Parlamentare të KE nuk mund të quhet e mbyllur "çështja Biberaj". Si përfundim, kjo nuk është aspak një situatë e këndshme dhe për politikën shqiptare është një minus më tepër në trajtimin e demokracisë së brishtë.
* * *
Nuk mendoj se meriton vëmendje më të madhe një situatë e tillë, që në fakt duket vetëm një nuancë në "telajon" e papërfunduar të profilit politik të maxhorancës në Tiranë. Problemi i vërtetë pra, qëndron tek konfigurimi gjithnjë e më tepër i një opozite brenda maxhorancës, e cila kundërshton disa nga veprimet politike të qeverisjes së djathtë. Biberaj duket është ekspozuar më shumë se duhet në këtë grupim, duke përcjellë kësisoj edhe fatin e vet politik në delegacionin shqiptar në institucionin numër një parlamentar në Evropë. Por ndoshta jo vetëm kaq. Për mënyrën e sjelljes dhe veprimit politik të partisë së Berishës, duket qartë se si Biberaj, edhe zëra të tjerë brenda të njëjtës parti, do të kenë të njëjtin fat politik. Atë të mënjanimit, përjashtimit.
Përvoja e kësaj partie në mënyrë të veçantë, por edhe e partive të tjera, ka treguar se duhet shumë kurajo, shumë punë, shumë ide, por edhe shumë protagonistë që të mund të ushtrojnë presionin e duhur që të mund të demokratizojnë parti të hekurta, të mbyllura, me demokraci të pjesshme.
Kështu, nëse zhurma tani dëgjohet në Strasburg, "këmbora" gjendet në Tiranë...