E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja Ina Rama, shpifjet mbajini për vete, ne sot po ju kujtojmë faktet

Hetimi për përdhunimin që denoncon gazeta “55” është drejtuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore Shkëlqim Prrini e dosja mban numrin 990. Informacione më të detajuara, kryeprokurorja, përveç nesh, mund t’ia kërkojë edhe delfinit të saj, prokurorit nën hetim Arjan Ndoja. Gjatë hetimit, kryeprokurorja dëshmoi se mban anën e përdhunuesit, dhe jo të të përdhunuarës. Sjelljet e Ina Ramës janë antiprokurori dhe e kanë burimin tek sjellja antigjykatë, që ajo ka mbajtur në Lushnjen, që dikur qeverisej nga Aldo Bare Në shkrimin e djeshëm të gazetës tonë, ku ne e akuzonim kryeprokuroren, për banesën e saj, e cila ishte e përfituar nga mbyllja e një rasti përdhunimi prej kompetencës së saj. Gazeta 55 është mësuar të refuzohet prej kriminelëve të ’97-s, të cilët kur i akuzonim ne, ata gjezdisnin me kollare, me politikanët e kohës, por ne vazhduam punën tonë. Dhe nga 625 emrat që ka përmendur “gazeta 55”, për fajtorë dhe të implikuar të ’97-s, ajo mori 136 akuza e gjyqe, por bilanci, që megjithëse përjetuam qindra orë seancash gjyqësore, ne jemi prapë sot në gazetë, të akuzuarit tanë janë në burgje ose viktima të lidhjeve të tyre kriminale,ose të demaskuar dhe jashtë rrjedhave të jetës normale. Prandaj, ti zonjë e nderuar, që ta pruri kismeti të hipësh në një post që s’të shkonte ndërmend, për shkak dhe faj të disa shtetarëve, të cilët ose të neglizhuan, ose i besuan moshës tënde të re, ose ishin aktorë të vjetër të një loje krimi dhe kërkuan aktorë të rinj, dhe mund të themi kështu shumë “ose”. Ti zonjë, duhet të mbledhësh mendjen dhe të sillesh si kryeprokurore e republikës dhe të mos të të shkojë ndërmend se dikush ka fuqi të të mbrojë e të të mbështesë, pasi të ka futur në aventura politike dhe të ka kthyer në komitet partie e të të trajtojë si Lenka Çukon, pse ke qenë gjyqtare në Lushnje. Prandaj, nëse kërkon të mbijetosh në këto suaza inkriminimi dhe shërbimi të mirëfilltë antiligjor, antimoral, madje shërbesa të mirëfillta të një koncepti stalinist për drejtësinë, je e gabuar, jo vetëm ti, por edhe ata që të dalin zot nëpër dreka, darka, apo shërbime servilizmi, interesi e biznesi.     Historia e shkrimit tonë të djeshëm lidhet me hetimin e oficerit të policisë gjyqësore të qytetit Durrësit, Shkëlqim Prrini, i cili i përfundoi hetimet e kësaj çështjeje, për të cilën ne të kemi akuzuar, me datën 30 korrik 2008. Dhe këtu bëhet fjalë për procedimin penal nr. 990, i vitit 2008, për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të rritura”, parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal. Ju e njihni mirë këtë çështje, dhe që të mos thoni më se është shpifje po ju kujtojmë se ngjarja ka ndodhur me datën 20.7.2008, rreth orës 12, në segmentin e bregut të Durrësit, që fillon nga lokali “Aragosta”, deri tek kompleksi “Tropikal”. Besoj se kujtesa juaj mund të freskohet, të qartësohet e të pasurohet edhe duke bërë një konsultim me Arjan Ndojën, delfinin tuaj të prokurorisë, i cili nuk është pa dijeni rreth kësaj çështjeje, prandaj në vend që të na akuzoni për shpifje, më mirë paraqitini një dorëheqje serioze parlamentit dhe do të mund të tregoni më tej, se mund ta vazhdoni jetën si juriste. Ne nuk duam t’u japim plotësime të tjera, ngaqë duam ta ruajmë privatësinë e çështjes dhe ata njerëz të cilët ju ua treguat ligjin, sipas interesit tuaj dhe jo nenit 102 të Kodit Penal.       Por ti moj zonjë, në këtë çështje, duhej të ishe treguar, përveçse një kryeprokurore, edhe një femër shumë ekzigjente, e të mos bëje pazar me këtë çështje, se në fund të fundit, ky ishte një denoncim që e bënte një vajzë, dhe ti, më shumë se gjithkush, si kryeprokurore, duhej të ishe në anën e saj. Ti u bëre me përdhunuesin, kundër të përdhunuarës. E kur ti moj zonjë, tregon se je e pandjeshme, ndaj kësaj çështjeje, imagjinojeni se ç’na lini të mendojmë lidhur me ndjeshmërinë tuaj, për çështje të tjera, më pak të ndjeshme e të lidhura me femrën. Ka ardhur koha, që ju zonja kryeprokurore, të mos mendoni më për dosje, për ligje, pa menduar njëherë për veten tuaj. Cili ligj e kap dosjen “Ina Rama”? Në ç’vend të botës mund të ndodhë që kryeprokurorja të bëjë që në nisje të saj një performancë politike mjerane dhe të sillet me ligjin sikur është padrone dhe jo një shërbëtor i kualifikuar i tij. Për hir të së vërtetës, gjithë veprimtaria jote, qëkur nuk iu referuat atyre dosjeve të panumërta të krimit dhe të vjedhjes së parave publike, të cilat flenë në zyrën tënde, tregon se ti nuk u bëre brenda disa ditësh antiprokurori, por dëshmon se ti duhet të kesh qenë që në Lushnjen (që atëhere “qeverisej” nga Aldo Bare) antigjykatë, bile dëshmon për një vazhdimësi antiligjore që mund të shtyhet edhe më thellë e që mbërrin me fakte si e tillë, deri në ditën që erdhe në këtë post.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›