E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja Veliaj, prokuroria rrëzon akuzat e Goxhaj

Padia

Akuzat për përfitim financiar të ngritura ndaj drejtuesit të G99-s, Erjon Veliaj, janë rrëzuar nga Prokuroria e Rrethit Tiranë, duke i dhënë fund kështu një çështjeje që u bë shumë publike gjatë fushatës së shkuar elektorale. “Fakti që Prokuroria e Rrethit i ka gjykuar të pavërteta akuzat e prezantuara nga Altin Goxhaj, nuk provojnë thjesht dhe vetëm përkushtimin dhe integritetin tim, por demaskojnë në të njëjtën kohë arsyet e vërteta të asaj fushate të ndërmarrë për mbi një vit nga pushteti i sotëm”, thuhet në deklaratën e kreut të G99-s lidhur me këtë vendim. Veliaj e ka cilësuar këtë si një akt që certifikon mungesën e vërtetësisë në akuzat e ngritura nga Goxhaj, këshilltar i qeverisë “Berisha” për shoqërinë civile. Në prag të fushatës së zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu i G99-s u vu në qendër të disa akuzave publike nga Goxhaj, të cilat lidheshin me periudhën kur Veliaj ishte drejtues i lëvizjes “Mjaft”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›