E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiftet shkrepen nga tetori në shkurt

Përcaktohet sezoni i gjuetisë

Këshilli i Ministrave mori dje vendimin që të çelë sezonin e gjuetisë në të gjithë Shqipërinë më 1 tetor dhe ta mbyllë atë më 15 shkurt. “Sezoni i gjuetisë, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, hapet më 1 tetor dhe mbyllet më 15 shkurt. Vetëm për llojet shkurtë (Coturnix coturnix) dhe turtull (Streptopelia turtur), sezoni hapet më 15 gusht, ndërsa për llojin rosë marsatore (Anas querquedula) sezoni mbyllet më 15 mars”, theksohet në vendimin e qeverisë. Po aty theksohet se ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor për zbatimin e këtij vendimi.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›