E Hënë, 2 Nëntor 2026

"Fishkëllimë në errësirë" Dhuna në familje dhe plagët e emigracionit, në skenën teatrore

>Dhuna në familje! Ky ishte pothuajse i gjithë mesazhi i dramës irlandeze "Fishkëllimë në errësirë", premiera e të cilës erdhi në Teatrin Kombëtar në nëntor të vitit 2008. Me autor Tom Merfin dhe regji te Spiro Dunit, pjesa ringjiti në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar edhe Reshat Arbanën si personazhi kryesor i dramës, i cili erdhi nën petkun e babait të dhunshëm. Fishkëllimë në errësirë do të rikthehet për publikun këtë fundjavë në skenën  e Teatrit Kombëtar. Kjo drame irlandeze e autorit Tom Merfi vjen me regji të Spiro Dunit. Kjo pjesë do të synojë të sjellë me ritëm të lartë, dramacitet dhe elegancë skenike gjithë idetë e këtij autori të madh. Do të nënvizohet gjithashtu, mënyra sesi një familje funksionon në opinionin shoqëror dhe si funksionon brenda mureve të shtëpisë Fishkëllim në errësirë është ngjitur në skenë për herë të parë në vitin 1961 dhe vazhdon deri sot të ketë sukses të padiskutueshëm në shumë skena të botës. Motivi i kësaj vepre është problemi i madh i dhunës brenda familjes dhe plagët e emigracionit. Dhuna është tematika kryesore e veprës, një pjesë realiste që shkon deri në natyralitet. Dy probleme që në ditët tonë janë më aktualet edhe për Shqipërinë post komuniste, madje më aktuale sa edhe për vetë Irlandën, atdheun e autorit. Pamja e jashtme e është ajo e familjes me unitet (babai dhe pesë djemtë),pamje  familjes që do të dominojë mbi të gjithë komunitetin  emigrantëve bashkëkombës. Pamja brenda shtëpisë është krejt tjetër. Uniteti i shfaqur jashtë kthehet në konflikt të egër brenda shtëpisë). Arkitekt i çdo gjëje agresive, patologjike, pra thellësisht negative është vetë babi i pesë djemve. Vepra do të trajtohet realisht. Në aspektin figurativ, veprimi i personazheve në fillim do të jetë si një grup kafshësh në kafaz, por pak nga pak do të ndjehet se është. Dramaturgu Tom Merfi ka lindur në vitin 1953. Është dramaturgu më i njohur irlandez dhe bashkëkohor ngushtë me teatrin Kombëtar Irlandez. Ka shkruar 25 drama dhe një roman (1994). Drama e tij e parë dhe më e suksesshme është Fishkëllimë në Errësirë. Puna e tij e madhe si dramaturg ka fituar admirimin e shumë audiencave teatrale në sallat më prestigjioze të botës. Në përgjithësi veprat e tij janë larg sentimentalizmave dramatike, por me konflikt të ashpër dhe me fund tragjik. Ndërkohë që pas kësaj vepre në skenën teatrore pritet të rikthehen krijimet vendase. Komedia serioze, siç e ka quajtur krijuesi i saj, Stefan Çapaliku, shfaqjen Allegreto Albania, pritet të vijë në skenën teatrore pas Fishkëllimë në errësirë. Çapaliku ka zgjedhur këtë titull për pjesën teatrore sipas një stine koncertore që dikur organizonte Instituti i Italian Kulturës, pasi sipas tij ky titull mbetet një metaforë e fortë për subjektin e gjakmarrjes. Tema e ngujimit nuk është trajtuar shpesh në teatrin shqiptar. Kjo e ka joshur dhe regjisorin Altin Bashën të marrë përsipër regjinë e shfaqjes. Mirush Kabashi, Vasjan Lame, Ahmet Pasha dhe të rinjtë si Olta Daku e Gazmend Paja janë protagonistët kryesorë. "Allegreto Albania" ngjitet në Teatrin Kombëtar, pasi fitoi më parë konkursin kombëtar të dramaturgjisë. Një familje është e ngujuar për gjakmarrje. I zoti i shtëpisë rri i mbyllur bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët, sepse njerëzit e viktimës i kanë dërguar fjalë fisit të vrasësit se do e marrin hakun te më i miri. I zoti i shtëpisë i ka bërë apel vetes, se kush mund të ishte më i miri dhe pas shumë dyshimesh i ka rezultuar vetja. E gjitha kjo ndodh kur jashtë shtëpisë, në qytet, ka nisur stina koncertore Allegretto Albania... dhe që jepet në komedinë me të njëjtin titull Allegretto Albania. Vepra teatrore Allegretto Albania ka dhe të tjerë personazhe të komedisë që hyjnë dhe dalin në këtë shtëpi, si misionarë shoqatash bamirësie dhe sjellin ndihma. Rastësisht ata sjellin brenda në shtëpi edhe disa vegla të orkestrës Allegreto Albania. Ndërkaq vrasësi i vërtetë është i lirë. Të ngujuarit e shohin atë në televizor duke u kthyer nga misioni paqeruajtës në Irak. Në fund është vrasësi, ai që propozon edhe zgjidhjen: një plan arratie për në Greqi. Në një kohë kur teatri po shfaq vepra të repertorit, regjisori Albert Minga së bashku me stafin e tij të aktorëve ka filluar provat për veprën Filumena Marturano.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›