E Shtunë, 31 Tetor 2026

shkurt kronike

Sherri për motive të dobta, plagos me thikë vëllanë e hidhet nga kati i shtatë

Ka qëlluar me thikë të vëllanë duke e plagosur e pastaj është vetëvrarë duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve nga policia, viktima është mustafa hebovija 53 vjeç. Ai banonte në lagjen “Qemal Stafa”, të qytetit veripenrëdimor, në një pallat në vendin e quajtur Ura Dervishbeg.
Nga hetimet e kryera nga policia, rrezulton se viktima, pak minuta para ngjarjes, konkretisht rreth orës 08.15, të mëngjesit të së premtes, ka hyrë në banesën e vëllait të tij M. H., 50 vjeç, i cili banonte një kat më poshtë në të njëjtën ndërtesë. Midis tyre ka nisur një konflikt për motive të dobta, ku 53 vejçari ka goditur methikët ë vëllanë duke e plagosur. Në këtë moment ka ndërhyrë bashkeshortja e të dëmtuarit, e cila ka arritur t`i heq nga dora thikën kunatit te saj. Më pas Mustafa Hebovija, është larguar nga shtëpia e të vëllait dhe është ngjitur në katin e 7-të, ku është mbyllur në banesën e tij. Ai është hedhur nga ballkoni, duke rënë në rrugë, e si pasoj e plagëve të marra ka humbur jetën. Ndërkohë, ndaj 50 vejçarit të plagosur u dha ndihma e parë, ku ai është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga policia, nga hetimet e kryera dhe nga pyetja e të afërmve, rezultoi se viktima prej disa muajsh ka vuajtur nga depersioni, ndërkohë që konflikti me të vëllanë ka ndodhur për motive të dobëta, pasi nuk ka pasur me pare konlikt me te.
Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet për fikjen e dritave, merret në pyetje ish drejtori i stadiumit

Prokuria e Tiranës ka marrë në pyetje ish drejtorin e stadiumit “Qemal Stafa”, pas skandalit me ikjen e dritave gjatë ndeshjes Gramozi Real Madrid. Sipas burimeve nga organi i akuzës, ndaj Perikli Dhalesit mund të nisë procedimi penal, për shpërdorim detyre. Dyshohet se ish drejtori i stadiumit kombëtar, nuk ka marrë masat e duhura për organizimin dhe menaxhimin duhur të ndeshjes, duke u gjetur kështu të papërgatitur për situatën e sikletshme, e cila dëmtoi rëndë imazhin e vendit në sytë e mediave ndërkombëtare. Edhe pse ky i fundit gjatë deklaratave të tij e ka quajtur veten të papërgjegjshëm në lidhje me ngjarjen, sërish ka dyshime të forta se mosmenaxhimi i situatës dhe moszbatimi dhe kontrollimi i rregullores të ketë çuar në këtë pikë. Operatori i Sistemit të Shëprndarjes në një reagim zyrtar, u shpreh se ajo kishte kontaktuar më parë më drejtuesit e stadiumit, nse duhej që të sillej një gjenerator në stadium par aktivitetin, por pa marrë përgjigje. Ndërkohë që do të jetë ëprfundimi i hetimeve që do të tregojë nëse ish drejtori i stadiumit është apo jo përgjegjës në këtë çështje që ka ngjallur zemërim dhe turp tek shoqëria shqiptare.
Policia e Tiranës në lidhje me këtë çështje shoqëroi në komisariat 25 persona nga OSSH-ja dhe administrata e stadiumit “Qemal Stafa” për ti marrë në pyetje.
Në ngjarjen e ndodhur u hodhën dyshime për një heqje me qëllim të energjisë elektrike, gjë e cila solli nevojën e nisjes menjëherë të hetimeve.
Ikja e energjisë ka ardhur si pasojë e djegies së transformatorit nga mbingarkesa elektrike. Ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave ishin duke dalë në fushë ëpr të nisur pjesën e dytë të ndeshjes, Gramozi -Real Madrid, në stadiumin kombëtar ka ikur energjia elektrike, duke e kthyer vendin ën errësirë. Menjëherë lojtarët janë kthyer në dhomat e zhveshjes, ku kanë menduar largimin. Por më pas, ata kanë pritur për 90 minuta, ndërsa energjia elektrike erdhi përsëri, duke ndriçuar stadiumin dhe duke mundësuar fillimin e ndeshjes. Por një situatë e tillë e dëmtoi imazhin shqiptar, pasi të pranishëm në tribunë ishin edhe shumë gazetarë spanjollë. Ata nuk vonuan që të paraqisnin lajmin nëpër mediat e huaja, duke i dhënë një goditje të fortë e duke zhvlerësuar paraqitjen e vendit.

Operacioni “Transportuesi”, tre në pranga e 21 kg kanabis të sekuestruara

Policia e Durrësit arrestoi tre të rinj dhe sekuestroi një sasi prej 20 kg e 637 gramë kanabis sativa në aksin rrugor Golem - Durrës. Punonjësit e policisë, pasi finalizuan me sukses operacionin “Transportuesi”, vunë në pranga 20-vjeçarin Briano Dosku nga Librazhdi, 23-vjeçarin Maringlen Basha, nga Lazarati dhe 24-vjeçarin Rinor Hajdari, nga Tropoja banues në Librazhd. Sipas burimeve nga policia, të rinjtë u ndaluan, ndërsa ishin duke udhëtuar në drejtim të Durrësit. Ata po lëviznin me një automjet tip “Ford Mondeo” me targa R 173 VTW. Ata kishin disa kohë që po vëzhgoheshin. Agjentët kryen një kontroll në makinë ku gjetën të fshehur sasinë e kanabisit, ndërkohë që gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj të rinjve, u sekuestrua dhe një sasi prej 46.45 gr lëndë e dyshuar si kanabis sativa. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme. Po punohet për identifikimin personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të lëndëve narkotike.

Ekstradohet nga Greqia 23-vjeçari, kërkohej për grabitje me armë

Një 23-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për grabitje me armë është ekstraduar nga Greqia. Saimir Sulaj nga Fieri i është dorëzuar punonjësve të Drejtorisë së Burgjeve ditën e djeshme. Ai është arrestuar në Greqi pas bashkëpunimit midis zyrës së Interpol Tiranës dhe asaj të Interpol Athinës më 24 gusht të vitit të kaluar. Ekstradimi i tij u krye pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar Sulajn me 15 vjet burg, për kryerjen e veprës penale te “vjedhjes me armë”. 23-vjeçari akuzohet se në datën 17 shtator të vitit 2006, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Mallakastër - Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar, ka ndaluar disa automjete dhe përmes kanosjes u ka grabitur drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve të tyre shuma të konsiderueshme parash dhe telefonat celularë duke i kërcënuar me armë. Më pas ai arriti të largohej në Greqi, ku dhe u arrestua më pas nga policia. Sulaj është shoqëruar në qeli, ku do të nisë vuajtjen e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›